Marimangat e Pejës

Shoqata e Alpinistve “Marimangat e Pejes” apo siq njihet edhe me shkurtesen “Marimangat” është themeluar në vitin 2002 si nismë dhe bashkim i interesave të komunitetit të rinjëve alpin në komunën e Pejës. Është themeluar me ndihmen e ekspertit Italin Mauro Barizone dhe Agim Haqku si shoqatë për të filluar një histori të re në shtetin e Kosovës pasi që ngjitja në shkëmbinj si akvitet nuk është zhvilluar me heret andaj kjo shoqatë njëherit është edhe shoqata e parë e ngjitjes në shkëmbinj dhe shoqata më e madhe dhe me traditë për ngjitje në shkëmbinjë e cila vepron në Kosovë. 

Qëllimi krysor i shoqatës është integrimi i moshave rinore pa dallim gjinie dhe race në sportin e ngjitjes në shkëmbinjë si dhe masovizimin e tij, përfshirjen e të rinjëve në akvitete malore dhe promovimi i shëndetit më të mirë, promovimin e një mjedisi ambiental të qëndrueshëm si dhe zhvillimin e turizmit të aventurës në komunën e Pejës e më gjerë

Shoqata edhe sot është shumë aktive dhe zhvillon projekte dhe akvitete të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e numrit të vijave të ngjitjes në shkëmbinj dhe promovimin e Pejës si destinacion i ngjitjes në shëkmbinj si dhe trajnimin e të rinjëve deri në profesionalizem dhe me të vetmin qëllim që në të ardhmen të jenë pjesë e ekpieve sportive të Kosovës në garat Olimpike botërore. Për këtë shoqata menaxhon një sallë në të cilën është i vendosur murri artificial ku të rinjët zhvillojn ushtrimet me trajner profesional e gjithashtu shfrytëzojn shkëmbinjët e Grykës së Rugovës për ngritur kapacitetet e tyre sportive.

Projektet gjithashtu janë një pjesë shumë e rëndësishme për shoqatën pasi që përmes tyre shoqata bënë integrimin e komunitetit duke i familjarizuar me punën e gjithashtu duke krijuar mundësi për vetpunësime. Deri me tani anëtarët e shoqatës kan hapur 65 vija të ngjitjes të cilat janë të ndara në 9 zona në bjeshkët e Rugovës. Krenohet me punën në ndërtimin e Via Ferrata-ve duke qenë e vetmja shoqatë që disponon me ekspertët profesional që ndërtojn via ferrata në Kosovë me standard të UIAA (trajnimet profesinale janë bërë nga SAT). Shoqata ka ndërtuar 4 via ferrata në Pejë, dhe nga një në Istog, Prizren dhe në Deçan. Zip Line është gjithashtu një storie e suksesit për Marimangat. Zip Line që është e para e këjë lloji në Kosovë e ndërtuar në Grykën e Rugovës në vin 2017 ka gjatësi prej 640m dhe lartësi deri në 40m ndërsa shpejtësia e fluturimit arrihet deri në 60km/h. Ura Tibetiane me gjatësi 40m dhe në lartësi prej 60m është gjithashtu një atraksion shumë tërheqës dhe një punë unike që ka ndikuar në ngritjen e vlerave të Grykës së Rugovës. 

Shoqata Marimangat e Pejes është aktive edhe në zhvillimin e turizmit malor dhe turizmin e aventurës dhe në këtë drejtim ka udhëhequr projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore të komunitetit lokal kryesisht me trajnime për guida dhe ngritje të cilësis së ofertës, zhvillimin e infrastruktures si shtigjet malore me të gjith infrastrukturën përcjellëse, vija të ngjitjes, si dhe promovimin e Pejes si destinacion i turizmit të aventurës. Ajo që duhet të veçohet nga projektet madhore është puna në hapjen e vijave të ngjitjes, Ura Tibetiane, Via Ferratat dhe Zip Line të cilat janë ndërtuara përgjatë Grykës së Rugovës duke e shëndruar këtë zonë në një atraksion të vërtet unik për aventura dhe duke i mundësuar vizitorve që ta eksplorojn këtë zonë atraktive duke përjetuar eksperienca dhe adrenalinë nga aktivitetet e lartëcekura që dikur nuk ishin të arritshme.

Ajo që e bënë të veçohet kjo shoqatë është edhe akviteti social. Antarët e saj kan kontribuar në shumë akvitete me ndikim social në të mirë të Pejës duke filluar nga pjesëmarrja në akvitete edukative për bjeshkatari në shkollat fillore dhe të mesme (këtu duhet veçohen edhe trajnimet me nxënësit e shkollës së verbër në Pejë) e deri tek akvitetet vetëdijesuese për ambient dhe pastrimin e zonave malore nga mbeturinat. 

Tani shoqata ka një CV mjaft të gjerë sa i përket realizimit të akviteteve me shumë sukses të cilat mund gjeni në shkrimet në Web. 

Për të gjitha arritjet deri në profesionalizmin e anëtarve dhe ndihmen për ti realizuar këto projekte, shoqata ndjen obligim që të falënderon komunën e Pejës, organizaten Trentino con il Kossovo dhe shoqatën e bjeshkatarve SAT nga Italia, GIZ dhe DAV nga Gjermania, SDC dhe SwissContact nga Zvicra, RCC dhe CDF si dhe bashkëpunimet me shoqatat vendore të cilat pa asnjë hezitim gjithmon e kanë përkrahur me besim të plotë shoqatën në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe krijimin e profesionalizmit në punën e tyre. Njëherit një falenderim të veçanët shkon edhe për të gjith banorët e Pejës dhe dashamirësit e bjeshkatarisë dhe natyrës për velrësimin dhe ndihmen e tyre.