
Ngjitja në shkëmbinjë është një aktivitet i cili realizohet në natyrë edhe në murre artificiale në palstra të mbyllura. Ky aktivitet kërkon mjaft përgatitje fizike dhe psiqike dhe një disiplinë të matur kur është fjala për përcjelljen e rregullave të siguris gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti. Ky aktivitet ka filluar të zhvillohet diku nga fundi i shekullit 19. Ngjitja në shkëmbinjë ka lindur si pasion i bjeshkatarëve për të arritur misionin e tyre në pushtimin e majeve të larta malore. Në fillim ka qenë ngjitje bazike apo tradicionale por me kohë ngjitja ka evoluar dhe ka arritur të profesionalizohet dhe tani është bërë edhe sport olimpik. Ajo çfarë e lartëson këtë aktivitet është se në ditët e sotme disa ngjitës profesional (por jo shumë nga ta) bëjnë edhe solo ngjitje (pa përdorimin e paisjeve të siguris) që është lloji më i rezikshëm i ngjitjes por dëshira për të arritur maksimumin e limiteve të aftësive të tyre i ka shtyrë ata të bëjnë këtë llojë të ngjitjes (pra të rall janë ky llojë i njerëzve).
Ngjitja për shumë koh është vlerësuar si një aktivitet ekstrem. Me zhvillimin e këtij aktiviteti nga njeriu si dhe me zhvillimin e pajisjeve të reja të cilat përdoren në ditët e sotme ky aktivitet realizohet me mjaft siguri dhe nuk mund të konsiderohet si një aktivitet ekstrem nëse ngjitja bëhet në mënyrë profesionale dhe duke i respektuar rregullat.
Ngjitja në shkëmbinjë tani është pranuar me të drejta të plota nga Komiteti Olimpik Botëror dhe konsiderohet si të gjitha sportet tjera dhe që për herë të parë është planifikuar që garat e ngjitjes të jenë pjesë e Olimpiades në Tokio në vitin 2020.
Nga vitet e 80-ta ngjitja në shkëmbinjë ka filluar të shfrytëzohet edhe në industrin e turizmit ku shumë adhurues të natyrës filluan të kërkojn përveq ekskursioneve, bjeshkataris, dhe alpinizmit edhe ngjitjen si ofertë për të përjetuar ndjenja dhe eksperienca më të veçanta. Tani shumë shtete njihen për ofertat e tyre apo shumë vende në shtete të caktuara njihen si destinacione unike të cilët presin shumë vizitor të caktuar të cilët bëjnë ngjitje. Ndër to mund ti përmendim si Italia, Zvicra, Austria, Amerika, Franca etj. Ky aktivitet bënë pjesë tani në industrin e turizmit si pjesë e llojit të turizmit të avantures në natyrë ku shumë turist tërhiqen nga kjo ofert atraktive të cilët kërkojn avantura e poashtu turizmit sportiv ku mbahen garat dhe ngjitësit mblidhen nga e gjith bota për të zhvilluar garat përderisa ata qëndrojn disa ditë në atë vend duke shpenzuar për shërbimet që i marrin.
Njëherit ky aktivitet ndikon edhe në punësim ku në vende të ndryshme është i zhvilluar në ngjitjen “brenda dyerve” që nevoiten angazhimet e trajnerve apo edhe “jashtë dyerve” që nevoiten guidat të cilët udhëheqin grupet për ngjitje. Andaj edhe pse jo në numër të madh pasi që është aktivitet specifik prapëseprapë ofron mundësi për krijimin e vendeve të punës duke ndikuar në ekonomin e vendit dhe mirëqenjën e banorve.
Ngjitja në shkëmbinjë si aktivitet mjaft atraktiv dhe plot eksperienca ndikon direkt në promovimin e zonave të caktuara apo marrë në përgjithësi parqeve kombëtare duke ndikuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ambientit. Siq u cek edhe më lartë ngjitja bënë pjes në turizmin e aventurës e cila është lloj i turizmit që kërkon trajtim të ambientit, ndikim social dhe ekonomik duke përfshirë banorët lokal në zhvillim.
Shumë parqe kombëtare janë bërë atraktive dhe të njohura nga ngjitja në shkëmbinjë si psh. parku kombëtar Yosemite, Dolomitet në Itali, Alpet Bavareze në Gjermani etj. Për këto vende janë zhvilluar filma të ndryshëm për ngjitje dhe pushtimin e majeve nga faqet shkëmbore vertikale të cilat shfaqen në festivale të ndryshme botërore.