Peja
Peja është një komunë jo shumë e madhe por ka një ambient shumë atraktiv dhe popullat shumë mikëpritëse. Është një komunë shumë e lehtë për tu orientuar dhe e organizuar mjaft mirë për ti arritur pothuajse të gjitha atraksionet turistike.
Territori i komunës në përgjithsi është 603km2 ndërsa vetëm qytetit është 20km2. Pra siq e shihni kjo komun është e veçuar për pjesët e gjelbërta andaj edhe njihet si “Peja Qytet i Gjelbërt dhe Vital”. Në këtë komun jetojn afër 100.000 banor ndërsa vetëm në qytetin e Pejës afëro 50.000 banor.
Ky qytet i bukur ka një histori mjaft të vjetër dhe njihet në rajon si qytet i zhvillimeve të shumta historike, ekonomike, industrial, tregëtare, turistike etj.
Shënimet e shumta tregojn ekzistencën e këtij qyteti qysh nga kohrat Ilire me një organizim mjaft të mirë të funksionimit ndërsa përmendet gjithashtu si një ndër qytetet kryesore dhe rrugë lidhëse e karavaneve tregëtare që kanë lëvizur nga vendet e ndryshme të Evropës. Pra, siq u cek edhe më lartë Peja gjithnjë ka qenë qendër e zhvillimeve.
Vizita e qytetit të Pejës paraqet shtegtim nëpër kohëra të ndryshme duke filluar nga kohërat Ilire, bizantine, otomane, luftërat botërore e deri në ditët e sotme. Për këtë udhëtimi juaj në Pejë do të jetë udhëtim i eksperiencave dhe përjetimeve të ndryshme. Gjatë vizitës do të keni mundësin të njiheni me shumë ndërtime të vjetrat të trashëgimis kulturore siq janë shtëpit e vjetra qytetare, kullat e Dukagjinit, objektet religjioze si xhamit, kishat katolike dhe ortodokse, çarshija e vjetër e Pejës, mulliri i Haxhi Zekës dikur një kompleks industrial tani kompleks historik, muzeu i Pejës në të cilin janë të ekspozuara edhe artifaktet e kohës Ilire si dhe shumë eksponate tjera të trashëgimis etnologjike si veshjet tradicionale nga qyteti dhe fshatrat, traditat e vjetra të banorve lokal, punët artizanale, muzika tradicionale etj. Pra është një qytet i mbushur plot histori ku turistët do të kalojn kohë duke i vizituar dhe përjetuar këto pjesë të qytetit. Për më shumë rreth shtegut kulturor mund të gjeni informata në linkun mëposhtë.
http://www.pejatourism.org/pdf/harta-e-shtegut-kulturor-te-pejes.pdf
Mirëpo nuk është vetëm trashëgimia kulturore ajo që e veçon këtë qytet. Qyteti ka mjaft gjallëri e sidomos në sezonën e verës kur edhe diaspora është e pranishme. Restoranet dhe baret punojn pothuase në të gjitha pjesët e qytetit dhe ofrojn ambiente shumë atraktive dhe të ngrohta ku ju do të kaloni kohën nën tingujt e muzikës dhe atmosferën e ngrohët që krijohet nga të rinjët. Mirëpo para se të vendoseni në restorant apo ndonjë bar ne ju sugjerojm që një kohë të mbrëmjes ta kaloni duke bërë shetitje në qendrën e Pejës apo siq njihet tek populli “Korza”.
Nëse deri me tani nuk e keni shijuar, ne ju sugjerojm të provoni shijën e birrës tradicionale “Birra Peja” e cila është e vetmja birrë me traditë në Kosovë.
Për shijen tuaj, ushqimet e stilit evropian janë të pranishme në të gjitha restoranet që kuzhnjerët i pregatisin me mjaft delikates, mirëpo ajo që mund t’ju plotësoj udhëtimin tuaj me eksperienca është shija e ushqimeve tradicionale që mund ti gjeni në restorane të ndryshme në Pejë.
Dhe ajo që është më e rëndësishmja dhe që ju duhet ta dini – Tani jeni në qytetin alpin, qytetin e maleve, portën hyrëse në parkun nacional Bjeshkat e Nemuna dhe në perlën malore të Evropës e njohur me emrin “Rugova”.
Rugova
Perla e parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” janë bjeshkët e Rugovës të cilat kanë diversitetin më të madh të trashëgimis natyrore dhe numrin më të madh të atraksioneve natyrore.
Është portë hyrëse në parkun nacional “Bjeshkët e Nemuna” fal qasjes së leht dhe infrastrukturës së mirë. Vetëm 2km larg nga qendra e qytetit të Pejës fillon Gryka madhështore e Rugovës. Është atraksioni më i madhë i kësaj treve maloren në Kosovë por gjithashtu është e njohur edhe në rajon. Për shkak të rëndësis gjologjike, hidrologjike, peisazhore, speleologjike dhe botanike Gryka e Rugovës është futur nën mbrojtje me ligjit në vitin 1988 si monument natyrorë me territo prej 4301hektar.
Kjo grykë ka gjatësi prej 12km e cila është e ndarë në dy pjesë nga lumi Lumbardhi i cili është një lum atraktiv dhe njëherit e bënë edhe më atraktiv dhe me vlera natyrore Grykën e Rugovës. Me përfundimin e Grykës fillojn fshatrat e Rugovës ku gjithsejt janë 13. Janë të shtrira në pozita të ndryshme gjeografike duke filluar nga 1300m lartësi e deri në 1800m që është fshati Pepaj. Qasja e vështirë në këto fshatra ka ndikuar që banorët të vendosen vetëm gjatë sezonës së verës mirëpo me rregullimin e infrastrukturës rrugore tani këto fshatra kan filluar të jenë të banueshme gjatë gjith vitit dhe ti kthehet jeta kësaj treve malore që e kishte dikur.
Zhvillimi i hershëm i jetës në këtë trevë ka ndikuar që të ketë një trashëgimin mjaft të pasur kulturore. Traditat e banorve lokal janë ruajtur me mjaft kujdes që të mos humbin vlerat historike dhe janë bartur brez pas brezi. Këngët dhe vallet tradicionale, veshjet tradicionale, lojrat tradicionale, ushqimet autoktone, tregimet, instrumentet munzikore etj., janë disa elemente të traditive të bartura brez pas brezi nga familjet Rugovase.
Nëse analizohet në tërësi ky teritor malor, atëher në të gjithë hapësirën e Rugovës mund të hasësh në mrekulli që gjenden të fshehura nën egërsinë malore të florës. Janë dy liqejt madhështor (Liqeni i Liqenatit dhe Liqeni Drelajve) në lartësi prej 1860 m, dy ujëvarat tërheqëse në fshatin Malaj, flora dhe fauna e shpërndarë në gjithë regjionin, panorama e majeve të Gurit të Kuq 2522m, Hajlës 2403m, Çfërles 2461m dhe panorama tjera që mund ti përjetosh nga bjeshkët e ndryshme etj.
Sot kjo trevë malore ka filluar të bëhet shumë atraktiv për turistë dhe është duke e vizituar gjithnjë e më shumë nga vizitorët vendor edhe të huaj. Vizitorët janë të ndryshëm dhe vizitat që ata i bëjnë janë të ndryshme. Disa janë të përkushtuar për aktivitete në natyrë si ecje malore, ngjitje, via ferrata, speleologji, Zip Line, skijim, ecje me papuqe bore etj. Ndërsa disa kërkojn vetëm pushime të qeta duke rezervuar villat që ofrohen nga banorët vendas.
Rugova tani është bërë pjesë e hartave ndërkombëtare duke qenë pikënisje e shtigjeve “Peaks of the Balkans” www.peaksofthebalkans.com që njëherit në vitin 2013 është vlerësuar me çmim e parë nga WTTC (World Travel and Tourism Council) www.youtube.com/watch?v=xAl7B-vrodc si dhe “Via Dinarica” www.viadinarica.com/en/countries/kosovo
Si të arrini në Pejë
Kosova shtrihet në Evropën Juglindore apo në pjesën qëndrore të Gadishullit Ballkanit. Është shteti më i ri në këtë rajon i shpallur në vitin 2008 duke u bërë pjesa e fundit e shkëputur nga Ish-Jugosllavia. Kufizohet me shtetin e Shqipëris, Maqedonis veriore, Serbis dhe Malit të ZI. Popullata e Kosovës është 1.8 milion ndërsa territori i saj është 10.880km2.
Peja radhitet ndër qytetet e mëdha të Kosovës me 100.000 banor dhe shtrihet në veri-perëndim të Kosovës. Është një qytet leht i arritshëm fal pozitës së shtrirjes dhe krijimit të infrastrukturës transportuese të mirë. Që të arihet deri në Pejë ju mund të përdorni transport sipas komoditetit dhe çmimit që ju përshtatet më shumë.
Udhëtimi me Aeroplan✈ realizohet përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” i cili gjindet 10km larg nga kryeqyteti i Prishtinës apo 70km larg nga destinacioni turistik i Pejës. Për më shumë informata mund të shiqoni Webfaqen www.airportpristina.com
Nga aeroporti për të arritur në qytetin e Pejës mund ta bëni në dy mënyra:
- Me taxi që mund ti gjeni në aeroport apo para ardhjes suaj të kontaktoni taxit në Pejë që mund t’ju ofrojn shërbimin e transportit me shumë komoditet.
- Me autobusin publik i cili qarkullon nga aeroporti për në stacionin kryesor të autobusve në kryeqytetin e Prishtinës e pastaj të merrni autobusin për në qytetin e Pejës. Autobusi për në qytetin e Pejës niset nga peroni numër 1 ndërsa për orarin e udhëtimeve shiqoni në linkun www.sap-rks.com apo orari i linjes Aeroport – Prishtinë në linkun http://trafikurban-pr.com/shq/aeroportline-orari.html
Udhëtimi me Tren🚉 poashtu është një nga mundësit që mund ta shfrytëzoni për të arritur në qytetin e Pejës e ku gjatë udhëtimit do të keni mundësi të shijoni panorama magjepëse të natyrës dhe bukurit e fshatrave autentike. Qarkullimi me tren ka shtrirje në nivel ndërkombëtare dhe lokal si:
- Lidhja ndërkombëtare Prishtinë – Shkup (Maqedoni) prej nga pastaj mund të udhëtoni në shtetet tjera të bortës.
- Ndërsa në qarkullim brenda Kosovës është funskionale linja Prishtinë – Pejë e cila zhvillohet dy her në ditë dhe udhtimi zgjat 2 orë. Nga stacioni për arritur në qendër të qytetit mund të merrni taxi apo edhe në këmbë pasiqë vetëm 15min ecje jeni larg nga qendra.
Për më tepër informata vizito www.kosovorailways.org
Udhëtimi me Autobus🚌 vepron çdo ditë nga shtetet që e rrethojn Kosovën e poashtu edhe nga shtetet tjera të Evropës, ndërsa lidhja e destinacionit të Pejës me qytetet tjera brenda Kosovë ka një funksionim shumë të mirë. www.sap-rks.com
Udhëtimi me Makinë🚗 është transporti më i zhvilluar në Kosovë. Kosova është radhitur edhe si shteti me infrastruktur rrugore më të mirën në krahasim me shtetet fqinje ku ka ndërtuar sistemin e autoudhave që lidhin shtetet fqinje me Kosovën si dhe lidhjen e qyteteve brenda Kosovës me qëllim të krijimit të një qarkullimi sa më të lehtë dhe më të përshtatshëm si për banorët e saj e gjithashtu edhe turistët. Çasja përmes transportit rrugorë në Kosovë mund të bëhet përmes pikave kufitare si më poshtë:
Maqedonia: Hyrja mund të behet përmes pikës kufitare të “Hanit të Elezit” nga ku pastaj duhet ndjekur Autoudhën për në Prishtinë dhe Pejë.
Shqipëria: Hyrja nga Shqipëria mund të bëhet përmes pikës kufitare “Qafa e Morinës” duke ndjekur autoudhën nga Prizreni – Prishtinë – Pejë, ndërsa përmes pikës kufitare “Çaf-thanë” mund të arrini përmes Junikut – Deçan – Pejë.
Mali i Zi: Hyrja nga Mali i Zi bëhet nga pika kufitare e “Kullës” e cila gjindet në veri të Pejës ka largësi vetem 30km nga qyteti i Pejës.
Serbia: Hyrja përmes shtetit të Sërbis bëhet në pikën kalimtare të “Merdares” ku pastaj duhet ndjekur autoudhën e Prishtinës dhe Pejës