Marimangat e Pejes si shoqatë aktivitetin e sajë e ka zgjëruar gjithashtu në zhvillimin e projekteve të ndryshme që ndikojn në zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në komunën e Pejës por gjithashtu projekte ka zhvilluar edhe në zonat tjera malore në Kosovë dhe regjion. Projektet kryesisht kanë qenë të përqëndruara në zhvillimin e turizmit të aventurës e cila rezulton me një zhvillim të qëndrueshëm të komunës së Pejës si dhe më gjërë.
Githashtu përveç realizimit të projekteve, anëtarët e shoqatës kanë kontribuar edhe në aktivitete dhe kampanja të ndryshme që janë zhvilluar në Pejë me qëllim të përkrahjes së një zhvillimi të qëndrueshëm si dhe ngritjen e vetëdijësimit të banorve. Kampanjat kanë qenë të përqëndruara kryesisht me shkollat ku është tëntuar të ngritet vetëdijësimi i fëmijve për aktivitetet në natyrë dhe rëndësin e tyre për shëndet si dhe kampanjat për mbrojtjen e ambientit që kanë qenë të lidhura direkt me pastrimet dhe promovimin e një vendi të pastër.
Mëposht mund të gjeni informata më detale për zhvillimin e projekteve dhe kampanjave,
HAPJA E SHTIGJEVE TË NGJITJES NË SHKËMBINJË
Hapja e shitgjeve të ngjitjes është mision i shoqatës “Marimangat e Pejës” dhe ky mision nuk do të përfundoj me gjeneratra.
Këtë mision shoqata e filloj në vitin 2002 dhe ky mision nuk do të përfundoj edhe pas shumë gjeneratave pasi që zona malore e Rugovës është një potencial shumë i madh për hapjen e vijave të ngjitjes (pra disponon me shumë shkëmbinjë ku mund të hapen mijra vija e ngjitjes). Deri me tani në këtë zonë janë hapur mbi 50 vija të ngjitjes dhe 9 zona (shih në Vijat e Ngjitjes)
VITI 2002 – Shtigjet e para pra kanë filluar të hapen nga viti 2002 deri 2004. Gjatë kësaj kohe në hapjen e vijave të ngjitjes kan punuar Mauro Barizone, Agim Haqku, Virtyt Morina, Haki Lekaj dhe Ardi Ibrahimi. Kjo ka qenë faza e parë kur edhe anëtarët e shoqatës kanë punuar në mbikëqyrje të ekspertit Mauro Barisone deri sa janë profesionalizuar.
VITI 2010 – Vazhdimi i hapjes së shtigjeve ka pasuar me projektin e financuar nga program SEENET dhe Trentino con il Kossovo që kishte të bëjë me zhvillimin e turizmit Ambiental në komunën e Pejës. Në këtë projekt në hapjen e vijave kanë marrë pjesë Virtyt Morina, Haki Leka, Nol Krasqniqi dhe Arijan Jusufi. Me projekt është parapar që të hapen gjithsejt 30 vija të ngjitjes në fshatrat Reka Allagës dhe Drelaj. Qëllimi i hapjes në këto fshatra ka qenë pasurimi i ofertës turistike të këtyre fshatrave me aktivitete të aventurës. NJëherit ky projekt “Zhvillimi i Turizmit Ambiental në 5 fshatrat e Rugovës” ka qenë shkëndija e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në komunën e Pejës për tu pasuar pastaj nga “Majat e Ballkanit” dhe projektet tjera.
VITI 2018 – Vijat e radhës janë hapur nga projekti “Born Borderles” i cili gjithashtu është zhvilluar në bashkëpunim me “Trentino con il Kossovo” dhe i financuar nga EU. Përmes këtij projekti është krijuar një zonë e re për ngjitje në Grykën e Rugovës e njohur me emrin “VIP Balcony” dhe në të janë hapur gjithsejt 15 vija të ngjitjes. Vijat që janë hapur në këtë zonë i përkasin vështirësis mesatare 5a deri në 6c+ ndërsa gjatësia e tyre sillet nga 10 deri në 30m. Pra janë vija në të cilat mund të zhvillojn aktivitetin mosha të ndryshme.
VITI 2020 – Hapja e 20 vijave tjera është bërë me projektin ndërkufitar “Accursed Mountain – Exquisite Outdoor Destination”. Edhe kjo zonë ku janë hapur këto vija është shumë atraktive dhe është e pozicionuar në një vend që nevoitet vetëm 5 min ecje për të aritur ndërsa lartësia që arrin të jep pamje të mrekullueshme të Gryëks së Rugovës. Zona e krijuar njihet me emrin xxxxxxxx ndërsa 20 vija që gjinden në këtë zonë kanë vështirësi nga 6a+ deri në 7a. Gjatësia e këtyre vijave sillet nga 10 deri në 35m. Pra janë vija në të cilat mund të zhvillojn aktivitetin mosha të ndryshme.
NDËRTIMI I SHTIGJEVE VIA FERRATA
PROJEKTI – DESTINACIONI VIA FERRATA
Idea ka filluar si një ender e cila për shumëkëndë nuk është menduar se do të funksionoj apo edhe nuk e kanë ditur se çka është Via Ferrata mirëpo te anëtarët e shqoatës “Marimangat e Pejës” kjo ide gjithnjë është parë si nxitje e turizmit të aventurës në Pejë. Ishte një ide në të cilën kanë besuar dhe kanë qenë të vendosur ta përjetësojn edhe në terren. Kjo Ide erdhi në realizim me ndihmen e organizatës Trentino con il Kossovo dhe Klubit Alpin të Trentos SAT të cilët janë më të specializuarit në botë për ndërtimin e Via Ferrata. Një vizitë studimore e anëtrave të shoqatës në Dollomite të Italis, një përfitim i experiences dhe një vendosshmëri e komunës për realizmin e Via Ferrata në Pejë rezultoj me krijimin e një destinacioni turistik të Kosovës për Via Ferrata. Tani në Kosovë janë gjithsejtë 7 Via Ferrata të cilat janë punuar nga anëtarët e shoqatës Marimangat e Pejës dhe në punën e tyre janë përdorur standardet e fundit.
VIA FERRATA – ARI
Është via ferrata e parë që është ndërtuar në Kosovë dhe via ferrata e parë në Ballkan në të cilën janë aplikuar standardet e fundit nga UIAA. Është zhvilluar në vitin 2010 pas një trajnimi intenziv të anëtarve të shoqatës “Marimangat e Pejes” që e realizuan në Dollomite të Italis të ofruar nga shoqata e alpinistëve të Trentors “Societa Alpini Tridentini” (SAT). Via Ferrata “ARI” i takon ferratave të llojit vertikal dhe ka gjatësi prej 450m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 2 ose B (Moderately Difficult) që radhitet nga ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turitët e rëndomët. Ngjitja e këtij shtegu zgjatë 2 deri në 3 orë. Për ta realizuar këtë, është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata “ARI” është zhvilluar nën mbikëqyrjen e eksperit Italian e cila gjithashtu është çertifikuar për siguri dhe tani kontrollohet çdo vitë nga anëtarët e trajnuar të shoqatës.
VIA FERRATA – MAT
Është Via Ferrata e dytë e cila u zhvilluar në vitin 2014 në Grykën e Rugovë apo në vendin e njohur “Ura te i 3ti km”. Gjithashtu si via ferrata Ari edhe kjo është ndërtuar me aplikimin e standardit e fundit nga UIAA. Via Ferrata “MAT” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi prej 510m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 2 ose B (Moderately Difficult) që radhitet nga ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe vizitorët tjerë. Për ta realizuar këtë është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata MAT është zhvilluar nën mbikëqyrjen e eksperit Italian e cila gjithashtu është çertifikuar për siguri dhe tani kontrollohet çdo vitë nga anëtarët e trajnuar të shoqatës Marimangat.
VIA FERRATA – MARIMANGAT
Është Via Ferrata e tretë e cila u zhvilluar në vitin 2018-2019 në Grykën e Rugovë apo në vendin e njohur “te kilometri 5’të”. Sikurse edhe Via Ferratat tjera edhe në këtë është aplikuar standardi i fundit nga UIAA. Via Ferrata “Marimangat” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 3 ose C (Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët me eksperienca. Është më e veçanët pasi që kalon nëpër lartësi deri në 300m ku poshtë mund të shohësh lumin Lumbardhi si dhe pjesën panoramike të Grykës së Rugovës. Ka gjatësi prej 1km ndërsa ngjitja e saj do të zgjas nga 3 deri në 4 orë. Për tu lidhur në këtë Via Ferrata duhet të kalohet edhe ura më atraktive në Kosovë “Ura Tibetiane” e cila është unike e këtij lloji në Kosovë. Kjo urë është atraksion në vete dhe ka një ndjenjë përjetimi nga të gjith vizitorët që e kalojn. Kjo urë gjindet në lartësi prej 60m ndëra gjatësia e sajë që i lidh dy anët e Grykës së Rugovës është 40m. Për ta realizuar këtë Via Ferrata është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata Marimangat është zhvilluar nga ekspertët e shoqatës Marimangat e Pejes dhe po nga të njejtit ekspert çdo vitë bëhet testi i siguris.
VIA FERRATA SHPELLAT
Është Via Ferrata e katërt e cila u ndërtuar në vitin 2020 në Grykën e Rugovës apo në vendin e njohur “Te kilometri 3’të”. Sikurse edhe Via Ferratat tjera edhe në këtë është aplikuar standardi i fundit nga UIAA.
Via Ferrata “Shpellat” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 2 ose B (Moderately Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë. Është edhe më e veçantë pasi që shtegu kalon përgjatë një sistemi të 9 shpellave të cilat dikur kanë qenë edhe të banuara. Lartësia makasimale që e arrinë është 1300m ndërsa poshtë gjatë gjith kohës mund të përjetosh rrjedhen e lumit Lumbardhi si dhe pjesën panoramike të Grykës së Rugovës. Për ta realizuar këtë është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata Shpella është zhvilluar nga ekspertët e shoqatës Marimangat e Pejes dhe po nga të njejtit ekspert çdo vitë bëhet testi i masave të siguris.
VIA FERRATA PANORAMA është ndërtuar në Prizren në vitin 2020 në financim të Swiss Contact dhe Komunës së Prizrenit dhe është një produkt shumë atraktiv që ka ndikuar në ngritjen e numrit të vizitorve në këtë qytet. I takon llojit të Via Ferratave e cila ka shtrirje të kombinuar vertika dhe horizontaledhe ka një gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 2 ose B (Moderately Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë. Sikur edhe via ferratat tjera edhe kjo është ndërtuar nga anëtarët e shoqatës Marimangat e Pejës.
VIA FERRATA ISTOG – është Via Ferrata e cila është shumë interesante për nga drejtimi i lëvizjes. Fillon nga toka duke u future ne një shpellë e cila vazhdon në drejtim vertikal nëntokë. Është ndërtuar në vitin 2018 nga Marimangat e Pejës ndërsa është financuar nga Swiss Contact dhe Komuna e Istogut. Është një produkt shumë atraktiv e cila ka shtuar vlerat turistike të Istogut dhe ka filluar të ndikoj në ngritjen e numrit të vizitorve në Istog. I takon llojit të Via Ferratave e cila ka shtrirje vertikale duke zbritur nëntokë dhe ka një gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 2 ose B (Moderately Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë.
VIA FERRATA Deçani – Gryka e Deçani tani mund të shiqohet edhe nga lartësia pa pasur ndonjë mjet flutarak. Kjo është arritur falë një Via Ferrata e cila është ndërtuar në hyrje të Bjeshkëve të Deçanit apo në Grykën e bukur të Deçanit. Është ndërtuar në vitin 2020 me përkrahjen e Swiss Contact dhe komunën e Deçanit ndërsa punët në realizimin e sajë janë zhvilluar nga anëtarët e shoqatës Marimangat e Pejës. Është një produkt shumë atraktiv e cila ka shtuar vlerat turistike të Deçanit dhe ka filluar të ndikoj në ngritjen e numrit të vizitorve në Deçan. I takon llojit të Via Ferratave e cila ka shtrirje vertikale dhe ka një gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin 2 ose B (Moderately Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë.
ZIP LINE MARIMANGAT
Zip Line është gjithashtu një projekt ambicioz që është realizuar nga Marimangat e Pejës duke e vendosur edhe Kosovën në vendet e ballkanit që posedojn ofertë të Zip Line. Ky projekt ka filluar të implementohet në vitin 2017 me iniciativë të shoqatës Marimangat e Pejws ndërsa financimi ka qenë i përbashkët nga Marimanagt, Komuna Pejë dhe organizata Swiss Contact. Është projekt dhe storie e suksesit e cila ka dhënë rezultate pozitive në Kosovë duke krijuar mundësi më të mëdha rekreative dhe turistike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovim i turizmit të aventurës në nivel vendi por edhe në arenën ndërkombëtare.
BJESHKA E MOKNES - PERLA E PAZBULUAR NË SHTEGUN VIA DINARICA
Your content goes here. Edit or remove this text inline or in the module Content settings. You can also style every aspect of this content in the module Design settings and even apply custom CSS to this text in the module Advanced settings.
FESTIVALI I NGJITJES “REEL ROCK TOUR”
Për tri vite me radhë 2014, 2015, 2016 shoqata e Alpinistve Marimangat e Pejës kanë organizuar festivalin e filmit për ngjitje në shkëmbinjë i njohur si “Reel Rock Tour”. Festivali Reel Rock Tour është një organizim i shfaqjes së filmave më të çuditshëm duke i shfaqur njerzit që bëjnë mrekulli duke thyer barierat e natyrës. Ky fesval është themeluar në vin 2006 nga filmbërësit Josh Loëell (Big Up Producon) dhe Peter Mormer (Sender Films). Reel Rock Film Tour sjell filmat më të mirë të avanturave të ngjitjes gjatë një viti direkt tek audienca në mbarë botën. Ky fesval i filmit definivisht është një ngjarje që iu dedikohet komunitet të ngjitjes, bjeshkataris dhe ambientalistëve në gjith botën. Paraqitjet e Reel Rock shfaqin energji të lartë, përfshijn ngjitësa dhe film bërësit më eminent në botë, çmime të ndryshme, udhërëfime të jetës dhe atmosfera festive. Dërguesi Filmave është prodhuesi kryesor i shfaqjeve për ngjitje / alpinizëm dhe filma aventurë në natyrë. Aty balancohen veprimet me tregimin, pasioni me humor, dhe pamjet spektakolare me karaktere bindëse për të krijuar filmat e vlerësuara në mënyrë krike dhe programe televizive. Në çdo prodhim të ri të filmit, kanë për qëllim të frymëzojn, të ndriçojn akvitetet dhe të argëtojnë audiencën.
Qëllimi i projekt është promovimi i ngjitjes në shkëmbinjë si dhe promovimi i akviteteve rekreave në natyrë, ngritjen e vetëdijësimit tek banorët e në veçan te rinia në përfshirjen e akviteteve në natyrë dhe përfimet socio-shëndetësore, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Përveq shfaqjes së filmave e cila është bërë në kineman Jusuf Gervalla në Pejë, ka pasur gjithashtu aktivitete tjera të cilat kanë ndodhur gjatë këtyre ditve të festivalit si Via Ferrata, Ngjitje në Shkëmbinjë, Ecje malore Zip line etj. Poashtu gjatë këtyre ditve janë organizuar edhe takime me ekspert të ndryshëm të lëmis me qëllim të krijimit të një bashkëveprimi në zhvillim të turizmit të Pejës.
Ndërsa për ta ngritur gjithashtu adrenalinën çdo natë janë organizuar festat me komunitetin alpin dhe adhuruesit e natyrës ku janë takuar, janë njoftuar dhe kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre në fushen e aktiviteteve malore.
PROJEKTI NDËRKUFITAR "MAJAT E BALLKANIT"
Projekti “Peaks of the Balkans” apo në shqip “” është projekti i cili solli ndryshime të zhvillimit të turizmit malor në komunën e Pejës por edhe në Plav dhe Shkodër. Njëherit ky projekt krijoj një produkt unik duke krijuar një destinacion turistik në mes të tri shteteve duke bashkuar parkun nacional Bjekët e Nemuna dhe duke e promovuar në nivel ndërkombëtar. Ky projekt u njoh dhe u kurorzua edhe ndërkombtarisht për suksesin e tijë në vitin 2013 si “E ardhmja e Turizmit” nga shoqata prestigjioze botërore WTTC (World Travel and Tourism Council) në kategorin “Stewardship Tourism Destination”. Projekti filloj me iniciativën e organizatës Gjermane GIZ (iniciatore e projektit Tine Shramel e cila ishte një adhuruese e maleve dhe ngjitjes në shkëmbinjë e që në atë kohë ishte duke punuar në Shqipëri në GIZ) dhe bashkëpunimi në mes të tri shteteve Shqipëri – Kosovë – Mali i Zi apo me saktësisht komuna e Pejës, Plavës dhe Qarku i Shkodrës. Këtu filluan edhe hapat e parë të realzimit të projektit “Majat e Ballkanit” ku u krijua Task Forca e cila do të merrej me menaxhimin e projektit. Të gjith anëtarët e task forcës ishin të vullnetshëm për punë dhe të motivuar duke pasur një vizion që ky projekt do të sjellte ndryshim në zhvillimin e turizmit malor, zhvillimin e destinacionit, promovimin e tij si destinacion unik dhe ngritjen dhe vetëdijësimin e popullatës që jetonin në fshatrat malore që të fillonin me bizneset e tyre me qëllim të krijimit të ardhurave dhe vetëpunësimit. Këtu rol të rëndësishëm ka pasur edhe Shoqata e Alpnistve “Marimangat e Pejes” të cilët e kanë zhviluar hulumtimin e shtegut në pjesën e Kosovës si dhe kanë dhënë kontributin në cilësin e ekspertizes. Ndërkoh shoqatës ju besua gjithashtu edhe markimi dhe sinjalizimi i shtegut të cilët në mënyrë profesionale e kanë kryer punën dhe kanë marrë lavdata për punën e tyre.
Tani shtegu “Majat e Ballkanit” ka marrë emër botëror dhe është duke u kërkuar nga shumë adhurues të maleve dhe natyrës e gjithashtu në vendin tonë ka ndikuar pozitivisht në ndrimin e mentalizitetit të zhvillimeve të turizmit masiv dhe ndërtimeve të mëdha duke e orjentuar turizmin në drejtim të turizmit të aventurës dhe në zhvillimit të qëndrueshëm.
PROJEKTI "ZHVILLIMI I SHTIGJEVE TË PËRBASHKËTA PEJË - ROZHAJË"
Projekti “Zhvillimi i shtigjeve të përbashkëta” është projekt qa ka krijuar një mundësi të re për një lidhje ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi apo dy komunave fqinje (Pejës dhe Rozhajes) duke i lidhur këto dy vende me një shteg të ecjes dhe çiklizmit malorë me një gjatësi prej 59 km. Ky është implementuar në vitin 2015 dhe është një projekt i cili është zhvilluar nga shoqata Marimangat e Pejës në bashkëpunim me shoqaten e bjeshkataris dhe skijimit „Hajla“ nga Rozhaja dhe shoqatën MESA10 nga Sllovakia. Ky projekt është financuar nga EU programi për bashkëpunime ndërkufitare, ndërsa qëllimi kryesor ka qenë zhvillimi i një produktit turistik të përbashkët ndërkufitar në mes të Pejës dhe Rozhajes si dhe promovimi i këtij destinacioni në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Projekti ka bashkuar profesionistë dhe entuziastë nga Evropa Qendrore si dhe nga Ballkani Perëndimor të cilët kanë punuar në zhvillimin e çasjes në male për turizmin e aventurës dhe njëkohësisht duke ruajtur bukuritë e saja natyrore. Projekti gjithashtu ka promovuar idenë e vullnetarizmit dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve. Në projekt kanë marrë pjesë bjeshkatar vullnetar nga shtetet si Sllovakia, Polonia, Çekia, Hungaria, Kosovëa dhe Mali i Zi të cilët kanë ndihmuar në rregullimin e shtegut të ecjes dhe çiklizmit malorë, sinjalizimin dhe promovimin e mundësive në Sllovaki por edhe më gjërë. Njëherit ky projekt ka mundësuar edhe një vizitë studimore e cila është realizuar në malet Tatra ku dy pjesmarësit nga shoqatat Marimangat dhe Hajla kanë përjtuar eksperienca të zhvillimit të programeve dhe projektet ndërkufitare për bjeshkatari dhe turizmin malor ku pastaj eksperiencat e fituara i kanë përcjellë te anëtarët tjerë të shoqatës.
ZHVILLIMI I SHTIGJEVE TURISTIKE MALORE ME PROJEKTIN SEENET
Projekti Zhvillimi i turizmit Ambiental në 4 fshatrat e Rugovës është një projekt i cili ka qenë inicim i zhvillimi të turizmit të qëndrueshëm në Pejë dhe një projekt i cili ka ndikuar si kthes dhe mendje e zhvillimeve tjera të turizmit që kanë ndodhur në Pejë e sidomos nw zonen malore të Rugovës. Projekti ka qenë një bashkëveprim i disa akterve të ndryshme për të arritur suksesin për një zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë projekt shoqata Marimangat e Pejës ka qenë e angazhuar në cilësin e ekspertizës për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe turizmit ambiental (zhvillimin e shtigjeve të ecjes dhe ngjitjes në shkëmbinjë) duke krijuar një bashkëveprim të këtyre dy llojeve të turizmit për të arritur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm e cila ka ndikuar të involvimin e banorve lokal në turizëm si dhe ndikimin ekonomik, social dhe ambiental tek ta.
Në këtë projekt shoqata ka realizuar aktivitetin për zhvillimin e shtigjeve malore duke i lidhur këto 4 fshatra me shtigje të ecjes si dhe plotësimi i këtyre shtigjeve me infrastruktur të nevojshme për orjentim të bjeshkatarëve dhe turistëve si hartat, vendosja e paneleve informuese, vendosja e strehimoreve etj. Në këtë drejtim është punuar që këto shtigje të kalojn nga pjesët malore të cilat janë sa më atraktive për ecje për të gjitha moshat e turistëve dhe njëkohësisht gjatë ecjes të përjetojn eksperienca sa më të mira ambientale dhe të përfitojn njohuri edukative rreth vendit dhe florës dhe faunës.
Gjithashtu pejsë e aktivitetetit që është realizuar nga anëtarët e shoqatës Marimangat e Pejës është edhe hapja e 20 vijave të ngjitjes në fshatin Drelaj dhe Reka Allages. Vijat janë hapur në 3 pozicione të ndryshme duke krijuar mundësi për të gjith vizitorët që të kalojn kohë duke bërë ngjitje në shkëmbinjë. Vijat e hapura janë dizajnuar në atë mënyrë që të mund të përshtaten për të gjith turistët ku vështirësia e tyre sillet nga 5a deri në 7a ndërsa gjatësia është nga 10 deri në 20m. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë zgjatja e ofertës turistike në Pejë dhe krijimi i mundësive që turistët të qëndrojn sa më gjatë në destinaconin tonë.
Projekti ka qenë pjesë e programit SEENET ndërsa është punuar nga Komuna e Pejës – Sektori i Turizmit në bashkëpunim me Trentino con il Kossovo ndërsa është financuar nga qeveria e Italis në bashkëfinancim me komunën e Pejës.
SHTEGU RAJONAL “PËRJETIMI NË DUKAGJIN”
Përjetimi në Dukagjin është një projekt i cili ka shtrirje në regjionin e Dukagjinit apo në zonën malore të Bjeshkëve të Nemuna. Është projekt rajonal apo ndërkomunal i cili është zhvilluar në mes të komunave Pejë, Deçan dhe Junik.
Qëllimi i këtij projekti ka të bëjë më zhvillimin e turizmit malorë dhe zgjërimin e ofertës turistike ndërkomunale apo rajonale. Për këtë në projekt janë zhvilluar disa aktivitete të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me zhvillime të ndryshme që janë iniciuese për një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm.
Një nga aktivitetet e parapara ka qenë edhe zhvillimi i shtegut të ecjes malore i cila ka lidhur tri komunat duke krijuar një ofertë të përbashkët unike dhe një mundësi më të madhe për adhuruesit e natyrës që të kalojn kohë më të gjatë në zonën turistike malore të bjeshkëve të Nemuna. Në këtë aktivitet shoqata Marimangat e Pejës janë kontraktuar si ekspert për zhvillimin e këtij shtegu, markimin dhe vendosjen e sinjalizimit përgjatë shtegut.
Ky shteg i cili kalon përgjatë bukurive atraktive të bjeshkëve të Pejës, Deçanit dhe Junikut ka gjatësi prej 69.7km dhe është parapar që të realizohet në kohëzgjatje prej 6 ditëve apo 6 etapa ditore (ofertë javore). Ndryshimi disnivelit të lartësive fillon nga 900m dhe arinë pikën më të lartë të Kosovws në 2656m (që është maja më e lartë në Kosovë Gjeravicva). Shtegu ka një vështirësi mesatare andaj është i përshtatshëm pothuaj për të gjitha moshat ndërsa gjatësi mesatare e ecjes ditore është 5 deri në 6 orë.
Është një shteg shumë atraktiv dhe ofron mundësi kënaqësie dhe relaksimi për të gjith adhuruesit e bjeshkataris, alpinizmit, turistët dhe entuziastët e natyrës të cilët dëshirojn ti kalon disa ditë në bukurit e natyrës. Ky shteg është i dizajnuar në atë mënyr që ofron mundësi të realizimit të vetëm disa pjesëve (jo në përgjithësi).
TRAJNIMI I GUIDAVE PËR VIA FERRATA
Rreth 1 javë aktivitet për të përfituar ekperienca profesionale dhe për tu pajisur me kartën për Guid të Via Ferrata. Kështu tani edhe 15 të rinjë të ngritur profesinalisht me eksperienca ju bashkuan guides për Via Ferrata. Kjo ishte një iniciativë e shoqates Marimangat e Pejës e cila në mbështetje financiare nga Tentino con il Kossovo ka zhvilluar trajnimin për guidat të Via Ferrata në Pejë.
Projekti ka pas për qëllim ngritjen proferaionale e të rinjëve nga Peja dhe rajoni dhe krijimi kapaciteteve të reja për ushtrimin e profesionit të guides në Via Ferrata, mundësia për vetëpunësim dhe ngritja e kapaciteteve të njerzore në zhvillimin e turizmit të aventurës.
Ky projekt erdhi si rezultat i kërkesës së tregut për më tepër guida për via ferrata andaj iniciativën për këtë trajnim e mori Noli i cili e dizajnoj mbarvajtjen e projektit dhe në bashkëpunim me Trentino con il Kossovo që e financuar arrtiën që ti trajnojn 15 guida tëe reja të gatshëm për ti udhëhequr grupet e turistëve.
Pergatitja e trajnimit ka zgjatur dy javë ku për zhvillimin e këtij trajnimi janë angazhuar 3 persona me eksperienc të cilët i mbulojn 3 modulet e parapara.
Sa i përket modulit të parë të angazhuar kanë qenë Nol Krasniqi si ekspert për zhvillimin e Via Ferrata i cili njëherit është i trajnuar profesionalisht nga SAT (Societa Alpini Tridentini) si dhe Mentor Vokshi i cili është një guid profesional i cili ofron eksperiencat në udhëheqje për grupe turistike në Via Ferrata.
Moduli i dytë ka qenë i bazuar në eksperiencat e ndihmës së parë (shpejt). Një modul shumë i rëndësishëm për eksperiencat e guides në Via Feratta. Në këtë modul ka qenë i angazhuar paramediku profesional Bajram Berisha nga Prizreni i cili njëherit shërben edhe në Forcat e Armatosura të Kosovës si ekspert për ndihmen e parë. Gjatë këtij moduli janë dhënë eksperienca për intervenimet e para në raste emergjente, komunikimi profesional me ekspertët medicinal, si dhe sëmundjet të cilat mund të shkaktojn probleme në raste të veçanta. Në këtë pjesë janë blerë edhe 20 çanta të ndihmës së parë të cilat përmbajn elemente të ndryshme për nevojat e para të intervenimeve. Njëherit këtë modul të trajnimit e kan përcjell edhe guidat e vjetër dhe njëherit në marrëveshje kanë vendosur që këtë modul ta përsërisin çdo vitë.
Ndërsa moduli i tretë ka qenë i përqëndruar në terren apo ngjitjen e të gjitha Via Ferrata në Pejë. Kjo pjesë ka përfshi kalimin e 4 via ferrata si eksperienca ku gjatë gjith kohës kanë qenë në mbikqyrje të Mentor Vokshit i cili njëherit edhe i ka ndarë eksperiencat e tija së bashku me grupin e të rinjëve.
KAMPANJAT PËR PASTRIM
Mbrojtja e ambientit është një qështje mjaft e rëndësishme për Shoqatën e Alpinistve “Marimangat e Pejës”. Pa një ambient të pastër nuk do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit andaj shoqata është e vendosur që përkrah projekteve zhvillimore të punoj gjithnjë në mbrojtje të ambientit duke zhvilluar kampanja të ndryshme vetëdijesuese e gjithashtu kampanja për pastrime ku së bashku me organizatat tjera dhe me banorët e Pejës adhurues të natyrës kanë bërë pastimin e pjesëve të ndryshme në bjeshkët e Rugovës e sidomos Grykës së Rugovës.
Për këtë kjo shoqatë është mjaft aktive në këtë drejtim. Shoqata ka qenë pjesmarëse në aktivitete të ndryshme vetëdijesuese si dhe ato kampanja për pastrim që janë organizuar nga komuniteti i bjeshkatarve e gjithashtu nga iniciativat e dashamirësve të natyrës. Gjithashtu shoqata edhe ka qenë vete edhe organizatore e kampanjava në mënyrë vullnetare ku ka arritë të grumbulloj aktivist të natyrës dhe pasionant të bjeshkataris me qëllim të mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të një ambienti të pastër.