
Nëse dëshironi ti zhvilloni aftësit tuaja për nivele më të larta të Alpinizmit ku nevoitet të përdoren teknikat e ngjitjes dhe paisjet e nevojshme, apo jeni të vullnetshëm që të mësoni sportin e ngjitjes në shkëmbinjë – këtë më së mirë mund t’ju ofrojn Marimangat e Pejës. Për këtë shoqata disponon palestren dhe murrin artificial për ngjitje në shkëmbinjë ku zhvillon trajnime të nevojshme dhe në mënyrë profesionale. Pjesë e ushtrimeve mund të jeni edhe ju, ata ose ato dhe të gjith grupmoshat dhe pa dallim gjinie që dëshirojn ta zhvillojn këtë sport apo këtë aftësi e cila do t’ju nevoitet në të ardhmen të realizoni eksperienca që të japin adrenalin dhe plotë ndjenja.
Murret artificiale të cilat janë në dispozicion në këtë palestër janë të përshtatshme për mësimet e teknikave të Bullderit, Top-Rope, teknikat e udhëheqjes në ngjitje, Totemi dhe kapjet, përshtatshmërin me llojin e shkëmbit si dhe menaxhimin e frigës si dhe punën ekipore. Përveç ushtrimeve teknike ju do të këni mundësi që të praktikoni edhe ushtrime fizike të cilat ju mundësojn që të ndërtoni muskujt, qëndrueshmërin, aftësitë e lëvizjeve fizike, ekuilibrin ku trajtohet gjetja e balancimit të muskujve me peshën e tij. Ndërsa menaxhimi i qetësis dhe kontrolli mendor do të arrihet përmes trajnimeve që janë të dizajnuara për ngritje të aftësive psiqike.
Prandaj ngjitja është një opsion i cili duhet të praktikohet nga të gjith. Është një aktivitet dhe sport i shëndetshëm i cili preferohet gjithashtu për fëmijët që nuk janë të interesuar në sportet e ekipeve tradicionale. Gjatë realizimit të trajnimeve nuk përdoren asnjë peshë por vetëm pesha e trupit e cila është shumë e rëndësishme për arritjen e qëndrueshmëris së mirë e jo duke i bërë presion muskujve me mbi-ngarkesë.
Pjesë e procesit të trajnimeve janë gjithashtu përdorimi i pajisjeve të ngjitjes ku orë të mjaftueshme ju do ti kaloni duke praktikuar njohjen e litarve si dhe lidhjet e litarve, paisjet për siguri, paisjet për ngjitje dhe zbritje si dhe teknikat e përdorjes së këtyre paisjeve në terrene të ndryshme.
SHIJO NATYRËN MË NDRYSHE DUKE SHFRYTËZUAR EKSPERIENCAT E TRAJNIMEVE
Trajnimet të cilat zhvillohen në palestër janë pjesë e cila pastaj praktikohet gjithashtu edhe në natyrë (në shkëmbinjë). Pra të gjith ata që zhvillojn trajnime në palestër do të kenë mundësin të jenë edhe në natyrë ku do të përjetojn një eksperiencë më ndryshe se ajo e cila ofrohet në palestër. Kryesisht trajnimet zhvillohen në 3 zona të ngjitjes në Grykën e Rugovës të cilat janë më të përshtatshme për zhvillimin e ngjitjes duke filluar nga ato bazike e deri në profesionale.
PËRJETO RELAKSIN TRUPOR DHE SHPIRTËROR PËRMËS ZGJATJEVE
Trajnimet të cilat zhvillohen në këtë sport gjithnjë kërkojn qetësin trupore dhe shpirtërore, andaj kjo praktikohet që pas trajnimeve të regullta një kohë të jetë në dispozicion edhe për zgjatjen e muskujve e cila përcjellet me një meditim që të ndihmon që trupi dhe shpirti juaj të gjejë një qetësi ku do ta mundëni stresin tuaj të përditshëm.
PËRGADITU PËR GARA OLIMPIKE
Ngjitja në shkëmbinjë tani më është njohur si sport nga Komiteti Olimpik Botëror i sportit dhe nga viti 2020 do të jetë edhe pjesë e Lojrave Olimpike Botërore. Ky është një nga qëllimet kryesore të shoqatës që synon ti përgatit gjeneratat e reja për tu bërë pjesë e këtyre garave të rëndësishme botërore. Andaj përfitoni nga mundësia që ofrojn Marimangat në trajnime si dhe nga natyra të cilën e ka Peja për të arritur të profesionalizoheni në këtë sport dhe të jeni pjesë e garave botërore e gjithashtu ta bëni Pejën krenare për këtë sport unik.