Via Ferrat

Termi Via Ferrata rrjedh nga gjuha Italiane që në përkthim do të thot “Shtigjet e Hekurta” apo në Anglisht “Iron Routs”. Duke u bazuar në prejardhjen e saj në shumë vende të botës edhe sot përdoret ky term e që njëherit është internacionalizuar si term.

Ky atraksion turistik që tani është shumë i kërkuar, ka lindur si produkt i luftës dhe janë zhvilluar nga ushtria. Është produkt i luftës së parë botërore kur trupat Italiane zhvilluan këto shtigje përgjatë masiveve shkëmbore të maleve Dollomite për të krijuar një qasje më të lehtë dhe të sigurt në këto zona shkëmbore për trupat e ushtris dhe për të arritur qëllimin e luftës. Kështu duke i krijuar këto shtigje ata (ushtarët) depërtonin në vende ku mund të kontrollonin territorin më lehtë dhe ishin më të sigurt nga armiku.

Tani Via Ferrata shfrytëzohet si atraksion turistik dhe kërkohet nga shumë dashamirës të aktiviteteve në natyrë dhe adhurues të adrenalinës. Pothuajse në shumë shtete që janë vende malore kan ndërtuar Via Ferrata dhe shfrytëzohen si produkte turistike të cilat ndikojn në zhvillimin dhe pasurimin e ofertës turistike dhe tërheqjen e vizitorve për në atë destination.

Ndërtimi i një Via Ferata zhvillohet kryesisht në vende shkëmbore të cilat janë të vështira për qasje. Përgjatë atij shtegu vendoset një fije e çelikut duke e fiksuar në shkëmb çdo 1 deri në 10m varësisht nga terreni dhe duke vendosur shkallë të çelikut për ti kaluar pengesat. Kështu përmes via ferratës mundësohet që në ato shtigje të rëzikshme të krijohet mundësi për ti kaluar pa rezikshmëri dhe të ketë përjetime dhe adrenalinë.

Ndërtimi i Via Ferrata mund të bëhet në zona të ndryshme shkëmbore të cilat kan konfiguracion të ndryshëm andaj edhe vështirësia e tyre mund të jetë e ndryshme. Në vende të ndryshme përdorin elemente të ndryshme për të përshkruar vështirësin por ato më kryesoret janë përdorimi i numrave 1 deri 5 apo gërmave A deri E.

Tani edhe Peja ka filluar të shëndrohet në destinacion të Via Ferrata pasi që deri me tani janë ndërtuar 4 via ferrata (në Grykën e Rugovës) të cilat kanë gjatësi dhe vështirësi të ndryshme ndërsa në Kosovë janë gjithsejt 7 vija ferrata.

1 A Easy
2 B Moderately Difficult
3 C Difficult
4 D Very Difficult
5 E Extremely Difficult

Shkalla e vështirësive në Via Ferrata

VIA FERRATA “ARI”

Është via ferrata e parë që është ndërtuar në Kosovë dhe via ferrata e parë në Ballkan në të cilën janë aplikuar standardet e fundit nga UIAA.
Është zhvilluar në vitin 2013 pas një trajnimi intenziv të anëtarve të shoqatës Marimangat e Pejes që e realizuan në Trentino të Italis të ofruar nga shoqata e alpinistëve të Italis Societa Alpini Tridentini (SAT).

Via Ferrata “ARI” i takon ferratave të llojit vertikal dhe ka gjatësi prej 450m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin B (Moderately Difficult) që radhitet nga ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomët. Ngjitja e këtij shtegu zgjatë 2 deri në 3 orë. Për ta realizuar këtë, është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata “ARI” është zhvilluar nën mbikqyrjen e eksperit Italian e cila gjithashtu është çertifikuar për siguri dhe tani kontrollohet çdo vitë nga anëtarët e trajnuar të shoqatës.

VIA FERRATA “MAT”

Është Via Ferrata e dytë e cila u zhvilluar në vitin 2016 në Grykën e Rugovës apo në vendin e njohur “Ura te i 3ti km”. Gjithashtu si via ferrata Ari edhe kjo është ndërtuar me aplikimin e standardit e fundit nga UIAA.

Via Ferrata “MAT” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi afërsisht 500m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin B (Moderately Difficult) që radhitet nga ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomët. Për ta realizuar këtë është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata ARI është zhvilluar nën mbikëqyrje të eksperit Italian e cila gjithashtu është çertifikuar për siguri dhe tani kontrollohet çdo vitë nga anëtarët e trajnuar të shoqatës Marimangat.

VIA FERRATA “MARIMANGAT”

Është Via Ferrata e tretë e cila u zhvilluar në vitin 2018-2019 në Grykën e Rugovë apo në vendin e njohur “te kilometri 5’të”. Sikurse edhe Via Ferratat tjera edhe në këtë është aplikuar standardi i fundit nga UIAA.

Via Ferrata “MARIMANGAT” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi prej 1000m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin D (Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët me eksperienca. Është më e veçanët pasi që kalon nëpër lartësi deri në 300m ku posht mund të shohësh lumin Lumbardhi si dhe pjesën panoramike të Grykës së Rugovës. Ka gjatësi prej 1km ndërsa ngjitja e sajë do të zgjas nga 3 deri në 4 orë për ta realizuar. Për tu lidhur në këtë Via Ferrata duhet të kalohet edhe ura më atraktive në Kosovë “Ura Tibetiane” e cila është unike e këtij lloji në Kosovë. Kjo urë është atraksion në vete dhe ka një ndjenjë përjetimi nga të gjith vizitorët që e kalojn. Kjo urë gjindet në lartësi prej 60m ndëra gjatësia e sajë që i lidh dy anët e Grykës së Rugovës është 40m. Për ta realizuar këtë Via Ferrata është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata Marimangat është zhvilluar nga ekspertët e shoqatës Marimangat e Pejes dhe po nga të njejtit ekspert çdo vitë bëhet testi i siguris.

VIA FERRATA “SHPELLAT”

Është Via Ferrata e katërt e cila u ndërtuar në vitin 2020 në Grykën e Rugovës apo në vendin e njohur “Te kilometri 3’të”. Sikurse edhe Via Ferratat tjera edhe në këtë është aplikuar standardi i fundit nga UIAA.

Via Ferrata “SHPELLAT” i takon ferratave të llojit horizontal dhe ka gjatësi prej 510m ndërsa për nga vështirësia radhitet në sistemin C (Difficult) që radhitet nga via ferratat me vështirësi të mesme dhe mund të shfrytëzohet nga të gjith adhuruesit e natyrës si dhe turistët e rëndomtë. Është edhe më e veçantë pasi që shtegu kalon përgjatë një sistemi të 8 shpellave të cilat dikur kanë qenë edhe të banuara. Lartësia makasimale që e arrinë është 900m ndërsa poshtë gjatë gjith kohës mund të përjetosh rrjedhen e lumit Lumbardhi si dhe pjesën panoramike të Grykës së Rugovës. Për ta realizuar këtë është e nevojshme që të përdoren paisjet adekuate bazike për siguri si: helmeta, brezi dhe karabinat. Via Ferrata Shpella është zhvilluar nga ekspertët e shoqatës Marimangat e Pejes dhe po nga të njejtit ekspert çdo vitë bëhet testi i masave të siguris.