Zip Line

ZIP LINE – Marimangat

Nuk duhet të jeni muskuloz dhe fizikisht i fortë, e gjitha që ju nevojitet është një përgatitje e vogël psiqike e cila ju lejon të përjetoni një eksperiencë dhe aventurë të paharuar dhe me plot adrenalinë në jetën tuaj.

Zip Line është një aktivitet rekreativ e cila zhvillohet me një fluturim në gjatësi të ndryshme dhe në lartësi të ndryshme. 

Zip Line “Marimangat” gjindet në Grykën piktoreske të Rugovës apo me saktësisht në kilometrin e 4-të nga Peja për në Grykën e Rugovës. Ka gjatësi prej 640m ndërsa fluturimi dhe në lartësi deri në 60m nga toka ndërsa fluturimi juaj mund të arrij shpejtësin deri në 80km/h. Ajo që e bënë fluturimin tuaj edhe më atraktiv jan pamjet panoramike ku fluturimi kalon në mes të dy shkëmbinjëve të Grykës së Rugovës ndërsa poshtë jushë kalon rrjedha e lumit Lumbardhi e cili buron nga bjeshkët e bukura të Rugovës.

Ky projekt është zhvilluar në vitin 2017 me iniciativë të shoqatës Marimangat e Pejes ndërsa financimi ka qenë i përbashkët edhe me komunën e Pejës dhe organizatën nga Zvicra “Swiss Contact”. Është projekt dhe storie e suksesit e cila ka dhënë rezultate pozitive në Kosovë duke krijuar mundësi më të mëdha rekreative dhe turistike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovim i turizmit të aventurës.  

 

Çka e veçon Zip Line Marimangat

Ky produkt është zhvilluar që të jetë në harmoni me aktivitetin e Via Ferrata. Ajo që e bënë unike është se nga Via Ferrata Marimangat ku duhet të kalohet ura Tibetiane dhe të ecet përgjatë shkëmbinjëve në lartsi prej 300m për të arritur deri tek produkti Zip Line nga ku pastaj përjetohet lëshimi në ajër duke arritur te pika tjetër e Grykës së Rugovës nga ku mund të zgjedhni një nga 3 vja ferratat tjera për të vazhduar përjetimin tuaj. Pra është një produkt i turizmit aventurës e cila ka krijuar një lidhje të mirë të aktiviteteve të grykës duke ju mundësuar që të kaloni 5km Grykë vetëm në Ajër.  Është shumë e rallë dhe pothuajse nuk ka ndonjë vend në Ballkan por edhe Evropë ku mund të gjeni një dizajnim më kompakt të aktiviteteve dhe përjetimin e Grykës përmes kombinimit të këtyre aktiviteteve.  

 

Historia e zhvillimit të Zip Line

Zip Line është përdorur shumë herët nga banor të viseve të ndryshme në botë të cilët kan banuar në vende kanjonike dhe është paraqitur nevoja të kalojn nga një pikë në tjetrën. Gjithashtu Zip Line është përdor edhe për kalimin e lumenjëve të cilat kan qenë mjaft të rëmbyeshëm. Në ndërkoh në disa vende të ndryshme edhe transportin e mallrave në pika të ndryshme e kanë bërë përmes zip line. 

Në Australi dhe në Zelandën e Re ky aktivitet njihet si “Flying Fox”, në Britanin e Madhe njihet si “Aerial Runways” ndërsa në Afrikën e Jugut si “Foofy Slides”.  Një emër më i vjetër që është përdor është “Teleferiku”. Tani në botë njihet si “Zip Line”. Por çka është Zip Line? Pa marr parasysh cili emër përdoret ajo paraqet një fije metalike e cila është e fiksuar në dy pika dhe njerëzit mund të lëshohen në saj të forcës së gravtetit duke rrëshqitur (fluturuar) dhe duke përjetuar emocionet e fluturimit dhe adrenalinën

Zip Line është bërë tani një nga aktivitetet më atraktive në turizem. Në shumë vende urbane kanë filluar ti ndërtojn edhe në mes të dy ndërtesave duke rritur numërin e aktiviteteve turistike urbane si dhe përjetime të aventurës në mënyra të ndryshme.